Amerikanët duken të vendosur për të luftuar të korruptuarit, të inkriminuarit dhe personat që përpiqen të minojnë demokracitë në vende të ndryshme të botës. Për të minimizuar këto fenomene dhe për t’iu dhënë një goditje të fortë kësaj kategorie njerëzish, SHBA përmes Departamenti Amerikan të Shtetit ka aplikuar masa radikale, sikundër është shpallja “non grata”. Së fundmi, në Bosnjë është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç. Autoritetet në SHBA bënë me dije se Novaliç është sanksionuar pasi keqpërdori të dhënat e pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Në javën parë të zgjedhjeve të 2018-ës, Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve që kishte marrë përmes pozicionit të tij zyrtar për të dërguar letra duke renditur arritjet e tij dhe duke premtuar rritje të pensioneve në një vend ku çështja e pensioneve ka një rëndësi të madhe politike. Ky veprim shkel ligjin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe pasqyron një model më të gjerë, të raportuar publikisht të përdorimit të pozicionit të tij të ndikimit politik për përfitime personale ose partiake, duke minuar proceset ose institucionet demokratike në BiH”, thuhet në shpjegimin e vendimit. Kjo goditje e SHBA jep sinjale të qarta se në shënjestrën e Departamentit Amerikan të Shtetit është edhe kryeministri Edi Rama. Po cilat janë arsyet që kreu i qeverisë shqiptare rrezikon të shpallet “non grata” nga amerikanët.

Advertisements

Skandali me patronazhistët në Shqipëri

Por tre vite më pas, në Prill 2021, në zgjedhjet shqiptare nuk u vodhën vetëm të dhënat e pensionistëve, por ato të 900 mijë qytetarëve në një masë shumë më të gjerë. Madje skandali më i rëndë është që Rama e pranoi hapur se ishte Partia Socialiste që i vodhi të dhënat private të qytetarëve për t’i përdorur në fushatë. Kryesocialisti ka pranuar se skema e vjedhjes së të dhënave të qytetarëve për qëllime politike është organizuar nga Partia Socialiste dhe strukturat e tij. Pra, publikimi i paautorizuar i të dhënave të votuesve është një dhunim i privatësisë së tyre dhe shpallja “non grata” nga DASH nuk mund të përjashtohet. Amerikanët nuk e falën kryeministrin boshnjak edhe pse kishin kaluar katër vite nga skandali me vjedhjen e të dhënave të pensionistëve.

Krisja e Ramës me ndërkombëtarët

Advertisements

Përveç patronazhistëve, kryeministri Edi Rama po tregon nga dita në ditë që ka një luftë të hapur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në veçanti. Deri para se të merrte mandatin e tretë qeverisë, në 25 prill të vitit 2021, Edi Rama ishte i “përkëdheluri” i SHBA-ve, ndërkohë që ky raport harmonik vijoi të mbetej i tillë deri në fillim të këtij viti, kur qeveria “Rama 3” është përfshirë nga skandale, sikundër është ai i inceneratorëve dhe burgosja e dy deputetëve socialistë.

Ja si nisi përplasja mes Ramës dhe SHBA

Më 18 mars të këtij viti, kryeministri Edi Rama ka stigmatizuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, duke e krahasuar me një personazh nga e kaluara moniste, si sekretari i partisë, të cilët në memorien kombëtare kanë ngelur njerëzit më të egër të diktaturës së proletariatit. Ndërkohë shefi i qeverisë ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim, edhe disa ditë më parë, të cilën e akuzoi se po ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë. “Jeni bërë si ambasada amerikane këtu në Tiranë. Caktoni kush duhet të iki, kush duhet të rrijë, kush ka vjedhur e kush…merrni raportin e DASH sikur e keni nxjerrë ju! Ë! Është qesharake. Flisni sikur keni imunitet diplomatik nga ambasada amerikane. Gënjeni veten që të jeni shumë të qartë. Kapuni mbas Flamurit të PD, se atë amerikan ka kush e kap. E kapin amerikanët. E keni bërë si ato çarçafët e shtëpive të qejfit. Mos na e trego ne nga çfarë u distancuam ne dhe nga cila duhet që të distancoheni ju. E dimë shumë mirë çfarë bëjmë. Mos na e qani hallin për marrëdhëniet as më Amerikën, as Evropën dhe as më shqiptarët. Për shkakun tuaj janë ekskluzive tonat. Këto lojërat me flamur amerikan, iu bëjnë qesharak”, deklaroi Rama. Pra kjo gjuhë e përdorur nga kryeministri Edi Rama tregon se raportet mes tij dhe amerikanëve janë ftohur.