Dita e sotme ishte emocionuese duke treguar edhe njëherë se kur shqiptarët bëhen bashkë bëjnë mrekulli. Pas disa ditësh lutje për ndihmë sot u mblodh shuma 600.000€ për Klevis Gjelucën.

I riu shkodran qëndroi në koma nga 27 shtatori i këtij viti dhe dy ditë më parë nis “udhëtimin e shpresës” drejt Italisë. Për t’u kuruar në Itali familja u shpreh se nevojiteshin 600 mijë euro. Romario Dragani, miku i të riut hapi Fundraiserin në “Go Fund Me” duke kërkuar ndihmë.

Advertisements

Shuma e mbledhur do të shërbejë që Klevisi të operohet në një nga spitalet më të mira të Europës në Romë. Por kush i dhuroi shumat e parave? Shqiptarë nga Shqipëria dhe e gjithë bota. Një pjesë e mirë e parave u mblodhën vetëm mbrëmjen e djeshme, përmes një sfide në Tik Tok ndërmjet infuencerëve.

Mes tyre ka qenë Aleks Visha, çunat e Londrës dhe i dënuari me burgim të përjetshëm në Greqi, Fabio Dushku, që njihet si miku i kapos, Alket Rizai që ka tronditur disa herë grekët. Lekët u mblodhën, tani lutjet janë te Zoti dhe sytë te doktorët për të shpëtuar të riun që përfundoi në koma si pasojë e një aksidenti.