Një 60-vjeçar është mbytur aksidentalisht në det, ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Sektor, Rinia dhe njëftimi është bërë nga policia e Durrësit. Kjo e fundit ka arritur të identifikojë viktimën.

Durrës/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orës 11:45, në Sektor Rinia, Durrës, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në det shtetasi G. Z., rreth 60 vjeç, banues në Sektor Rinia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.