Vëllezërit Sajmir dhe Landi Miri kanë shfaqur pendesë para grupit hetimor për vrasjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoi, të cilin e qëlluan me kaçavë pas një konflikti.
Ata kanë thënë para oficerëve të Policisë se nuk kishin si qëllim ta vrisnin, por iu doli situata nga kontrolli, pasi 34-vjeçari i kishte ofenduar rëndë, për shkak se ishte dhe në gjendje të rënduar pasi kishte konsumuar lëndë narkotike.
Advertisements
Ndër të tjera, ata kanë deklaruar se Ndoin e kanë lënë të gjallë, dhe i kishte kapur paniku në mëngjes kur e kishin marrë vesh se ai kishte vdekur për shkak të gjakderdhjes. Vëllezërit Miri kanë treguar se ata ishin takuar për të sqaruar një muhabet të vjetër.
“Nuk kishim për qëllim ta vrisnim. Po situata na doli nga kontrolli pasi na sulmoi dhe na ofendoi rëndë. Ai (Ndoj) ishte në gjëndje të rëndë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike. U takuam te vendi për të sqaruar një muhabet të vjetër. Nuk është se kishim ndonjë konflikt të hapur me të, gjithcka ndodhi aty për aty pasi na sulmoi. Nuk ishte i vetëdishëm. Ai tentoi të na qëllonte dhe për tu mbrojtur e qëllova. Më pas u larguam. E lamë të gjallë. Dhe s’menduam se kishim bërë ndonjë plagosje të rëndë. Por për fat të keq kacavida kishte prekur damarin kryesor (arterjen femorale) . Vetëm kur dëgjuam në mëngjes që kishte vdekur. Aty na kapi paniku. Nuk dimim ca të bënim. Jemi penduar shumë, pasi nuk ishte nevoja që situata të arrinte në këtë pikë pa kthim pas. Jemi shumë të penduar”,- mësohet të kenë deklaruar vëllezërit Miri para hetuesve të policisë.