Momente paniku janë regjistruar mëngjesin e sotëm në një kopsht fëmijësh në Bussi sul Tirino, në provincën e Pescaras.

Katër derra të egër hynë në ndërtesë ndërsa aktivitetet edukative ishin në zhvillim e sipër.

Advertisements

Pasi depërtuan gardhin e kopshtit dhe xhamin e derës së përparme, kafshët arritën në korridor dhe më i madhi i tufës hyri në një klasë ku po mësonin rreth 15 fëmijë. Mësuesja doli para fëmijëve që bërtisnin të frikësuar dhe u plagos lehtë në krah.

Zhurma, tërhoqi vëmendjen e kuzhinierit të shkollës, i cili vrapoi menjëherë në klasë dhe ndihmoi fëmijët të dilnin jashtë.

Fatmirësisht asnjë fëmijë nuk u dëmtua. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia pyjore, zjarrfikësit dhe kryebashkiaku Salvatore Lagatta.

Advertisements

Në shkollë erdhën edhe prindërit për t’i çuar fëmijët në shtëpi. Shkolla ndodhet pranë një pylli nën mal, në një zonë periferike dhe brenda parkut kombëtar Gran Sasso dhe Monti della Laga.