Ervis Martinaj, “mbreti i perandorisë së lojërave të fatit” vazhdon të jetë i zhdukur. Ishin familjarët e tij ata që denoncuan humbjen e kontakteve me Martinajn teksa që prej disa javësh nuk dihet asgjë për të.

Një selfie e tij është bërë publike së fundmi në media. Martinaj duket se ndodhet në plazh në shoqërinë e një miku. Nuk dihet nëse fotoja është shkrepur në një plazh të Shqipërisë apo jashtë vendit.

Advertisements

Është e paqartë nëse fotoja është shkrepur para apo pas raportimit për zhdukjen e tij. Dyshohet se Martinaj ndodhet jashtë Shqipërisë dhe dyshimet se e kanë eliminuar janë thjesht një tymnajë për të humbur gjurmët.

Advertisements