Çfarë plani ka Vladimir Putin? Presidenti rus merr vendimin e menjëhershëm
Presidenti rus Vladimir Putin mund t’i drejtohet kombit të tij më vonë sot, sipas raporteve të mediave ruse.
Advertisements
Është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk vjen nga media shtetërore ruse, por nga gazeta e pavarur Readovka, sipas Sky.
Faqja e internetit thotë se Putin mund të ndryshojë statusin e “operacionit special ushtarak”, i njohur në shumicën e botës si pushtimi i Ukrainës.
Në një fjalim të mëparshëm, Putin akuzoi Perëndimin për përfshirje në “shantazh bërthamor” .
Advertisements
Ai tha se nuk po bënte bllof dhe do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion nëse territori rus kërcënohej.