E pabesueshme ajo qe ka ndodhur me Flamur dhe Lulzime Smakajn. Historia e tyre e pazakontë nis ne vitet `99.
“Emigruam në vitin ’99 drejt Anglisë. Atje lindëm dy fëmijë. Shteti anglez na i regjistroi me certifikata, siç ishin ligjet atje. Ne jetuam 3 vite e gjysmë në Angli dhe na kthyen”, rrëfeu Flamur Smakaj.
Advertisements
Në vitin 2003 ata i janë drejtuar gjendjes civile për të regjistruar vajzat e tyre, Luljeta dhe Eltjona Smakajn, por iu tha se duhet të nisnin një proces gjyqësor. Gjy atësi i çështjes, pas disa seancash, u kërkoi të bënin an alizën e ADN-së për të provuar që janë fëmi jët e tyre, por s rish nuk i regjistruan si shtetase shqiptare.
Ndërsa bashkëshortja e tij tregoi prova që vërtetojnë që ajo është e ëma Luljetës dhe Eltjonës, siç janë certifikatat e lindjes në Angli, librat që janë regjistruar në spi tal, fotografi, si dhe analizën e ADN-së.
“Unë kërkoj që të regjistrohen vajzat e mia për arsye se njëra është 18 vj eç dhe tjetra 15 vj eç. Duan të drejtën e tyre, duan arsimin si të gjithë. I kam va jza, nuk i lë dot pa shkollë!”, u shpreh Lulzime Smakaj.
Advertisements
Nga ana tjetër njëra nga vajzat tha se nuk ka asnjë mjet ide ntifikimi për çfarë do lloj situate që mund t’i ndodhë.
“Nuk njihem fare në shtetin shqiptar. Nëse më kap policia, nuk njihem se kush jam. Nuk kam as letërnjoftim. Në qoftë se dua të shkoj të marr ndonjë shërbim nëpër spitale, nuk njihem fare dhe nuk përfitoj dot kartë shëndeti. Mbi të gjitha është që unë ngela pa shkollë, pa një të ardhme! Kërkoj të drejtën që të njihem se kush jam, që jam vajza e Flamur dhe Lulzime Smakajt”, u shpreh e shqetësuar njëra prej tyre.