Biznesmeni dhe ish-futbollisti, Fatmir Hysenbelliu, është një nga personazhet më të komentuar të showbizz-it shqiptar. Por jo vetëm për jetën private aktuale, por për jetën prej sheiku që bën.

Edhe pse vetëm 30 vjeç, këmba e tij ka shkelur pothuajse çdo vend të botës.

Advertisements

Këtë Hysenbelliu e tregon përmes fotove të panumërta të cilat i publikon në rrjetet sociale, madje duke mos fshehur edhe vendin ku ndodhet.

Destinacionet të cilat ka prekur 30-vjeçari, janë aq të shumta saqë shumë prej nesh as në ëndrra nuk i kanë parë.

Vetëm pak javë më parë, biznesmeni ka shkelur “Trump International Golf Club në Dubai”.

E më pas në vende si, Juan&Andrea, Formentera, Mykonos, Il Borro Tuscan Bistro Dubai, One&Only Portonovi, Ibiza, Spanjë, Eden Roc Cap D Antibes, Saint-Tropez, La Guérite – Cannes, Hamburg, Zvicër, Bullgari, Budapest, Hungari, Monako, Itali, Aura Skypool Dubai,Maldives, Londër, Paris, Casa Blanca, Cala Jondal, Ibiza, Curaçao, Republika Domenikane, Punta Cana, Turqi e shumë e shumë vende të tjera.

Advertisements

Jeta prej sheiku e Hysenbelliut nuk përfundon me kaq.

Ai ka një pasion shumë të fortë për makinat. Në rrjetet e tij sociale, mund të gjejmë me dhjetëra foto, në të cilat Fatmir Hysenbelliu, shihet me makinat e tij super të shtrenjta.

Range Rover, Mercedes Benz G-class V8 Biturbo, Mcleren GT, Maserati, AMG, BMVi8, Mercedes Benz G-Class AMG 63, këto janë vetëm disa prej makinave me të cilat shëtit Hysenbelliu.

Le të mos harrojmë shtëpinë që kap vlerën e 20 milionë dollarëve. Po, po, e lexuat mirë, 20 milionë dollarë, që vetë 30-vjeçari e ka prezantuar më parë.

Shtëpia përmban gjithçka, madje edhe tualet me pamje nga mali i Dajtit.

Në tarracë, ka një fushë basketbolli, një minifushë futbolli, zonën që organizon party dhe një jakuzzi.

Gardëroba e tij është e mbushur me plot veshje të markave më të njohura dhe zë pjesën më të madhe në shtëpinë e tij.


Brenda rezidencës luksoze gjendet edhe një kinema.

Më poshtë mund të gjeni pamjet nga brenda rezidencës së Fatmir Hysenbelliut./ CNA.al