Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku kanë mbetur të plagosur dy titur.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Ksamilit, ku një 33-vjeçar është përplasur me makinën e tij me një motior, i cili drejtohej nga një 16-vjeçar. Bashkë me këtë të fundit, në motor ishte dhe një 9-vjeçar. Dy të miturit janë nisur me urgjencë për në spital.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.