Për të dytën herë radhazi, qeveria nxjerr në konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Ky projektligj ka si objekt përcaktimin e rregullave të kultivimit, prodhimit dhe qarkullimit të kontrolluar të bimës dhe nënprodukteve të kanabisit, për përdorim mjekësor dhe industrial.

Advertisements

Ndërsa do të pajisen me licencë dhe do të jepet për një periudhën 15 vjeçare, por me të drejtë rinovimi nga ku do të përcaktohen një ose disa njësi për të cilat subjekti është licencuar.

Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar.

Kushtet e dhënies së licencës rivlerësohen nga Agjencia çdo 3 vjet, e cila nëse konstaton mosplotësimin e kushteve dhe kritereve, i propozon autoriteteve përkatëse, shfuqizimin e licencës.

Advertisements

Kapitali i investimit do të jetë 100 mln lekë mdërsa janë përcaktuar në projektligj dokumentet e duhura si dhe parashtrohen procedurat e regjistrimit të kultivuesve, vjeljen dhe çfarë ndodh pas saj me bimët që mund të dalin në mënyrë të pakontrolluar apo çfarë mbetet pas shfrytëzimit duke miratuar format e asgjësimit, raporton Ora News.

Po kështu një tjetër element është fakti që Këshilli i Ministrave brenda datës 30 nëntor të çdo viti, miraton me propozim të agjencisë, zonat kadastrale (territoret) ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllim industrial.

Në draft thuhet se subjekteve të interesuar për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllim industrial, u lind e drejta për të aplikuar për marrjen e autorizimi me fillimin e vitit të ri./OraNews