Ditën e sotme Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasurinë me vlerë 3.5 milionë euro të 46-vjeçarit në Elbasan, shtetasit Albert Topuzi.

Sipas njoftimit të prokurorisë, atij i janë bllokuar një vilë tre katëshe, një vilë 2 katëshe, 3 apartamente, 5 automjete të tipit “Porsche”, “BMW” apo “Audi” , 4 sipërfaqe ndërtimi si dhe një biznes që kishte objekt prodhimin e betonit.

Advertisements

Topuzi dyshohet se të gjithë pasurinë e tij e ka siguruar përmes veprimtarive kriminale, pasi ai është arrestuar më parë për prostitucion në Itali, dhe se një pjesë të pasurive i ka kaluar në emër të dy vëllezërve të tij, Bashkim dhe Gentian Topuzi. Një pasuri të llojit truall e kishte regjistruar në emër të Gentianit, një apartament rezulton se ishte bashkëpronësi e tre vëllezërve, 4 automjete ishin në pronësi të Bashkimit dhe një tjetër ishte në emrin e Gentianit. Pasuritë e tjera ishin në pronësi të vetë Albert Topuzit

NJOFTIMI I PROKURORISË
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se në kuadër të procedimit penal nr.1687, viti 2018, që bën fjalë për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është ekzekutuar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi disa pasuri të ndodhura në qytetin e Elbasanit, të dyshuara si të përftuara mbi bazën e të ardhurave të siguruara nga veprimtaria kriminale.
Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin Nr.746 (60614-02754-13), datë 03.10.2022, ka vendosur:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

•Vendosjen e masës së sigurimit “Sekuestros preventive” mbi objektet:
1.Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;
2.Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi A.T;
3.Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;
4.Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

Advertisements

5.Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi G.T;
6.Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2, kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;
7.Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;

8.Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;
9.Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes G.T dhe A.T, përfituar nga privatizimi që disponohen nga shtetasi B.T;
10.Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të shtetasit B.T; dhe
11.Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të shtetasit G.T.