Panoramasport.al/ Populli i Britanisë së Madhe vajton humbjen e Mbretëreshës Elizabeth II, me shumë njerëz që janë mbledhur për homazhet ndaj saj, duke pritur për orë të tëra në radhë, për të respektuar për herë të fundit Madhërinë e Saj.

Në mes të njerëzve ishte dhe legjenda e futbollit anglez, David Beckham, i cili kërkoi t’i jepte gjithashtu lamtumirën Mbretëreshës Elizabetë II.

Advertisements

Siç raportojnë mediat angleze, ish-mesfushori i Junajtid ka pritur rreth 13 orë në radhë dhe në momentin kur doli përpara arkivolit, nuk i ndali dot lotët, duke krijuar një moment vërtet prekës.

https://zebra.cdnja.co/v/av/AvpBn.mp4?token=aztotQdSOyeg3p6KwTK1Xw&expires=1663346354