Shtatë ditë më parë kryeministri Edi Rama i vendosi ultimatum drejtorit të ri të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku që në një kohë rekord t’i jepte fund dilemës së madhe nëse Ervis Martianj ishte gjallë apo vdekur.

Por kur ka kaluar një javë, ende nuk ka asnjë përgjigje për zhdukjen e Ervis Martinajt. Drejtori ndryshoi por historia vazhdon e njëjta, mbuluar me mister.

Advertisements

Hetimet, ku janë përfshirë të gjitha strukturat e policisë nisën për rrëmbim por nuk përjashtohet që të kemi të bëjmë edhe me inskenim.

Në media aludimet nga gazetarët e kronikës, por edhe politikanë kanë qenë të shumta. Por pyetjes nëse është gjallë apo vdekur, asnjëri nuk i ka dhënë përgjigje.

Gazetari Flamur Vezaj tha pak ditë më parë se Martinaj mund të jetë arratisur në Kosovë.

Advertisements

Po përse atje? Para shpalljes në kërkim Martinaj figuron të ketë patur dalje të shpeshta në Kosovë, por edhe udhëtime drejt Spanjës e Austrisë.

Por një tjetër gazetar ngriti dyshimet se mund të jetë arratisur në Amerikën Latine. Për këtë arsye, policia nuk e përjashton edhe pistën e inskenimit me qëllim zhdukjen e përkoheshme nga qarkullimi për disa arsye, kryesorja shënjestra e rivalëve.