Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Rënia spektakolare e ushtrisë së Vladimir Putinit në provincën Kharkiv ka ringjallur shqetësimet se Rusia mund të përdorë armët bërthamore.

Advertisements

“Kam frikë se ata do të kundërpërgjigjen tani në mënyra vërtet të paparashikueshme,” paralajmëroi Rose Gottemoeller, një ish-zëvendëse e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, dhe këto mënyra mund të përfshijnë armë të shkatërrimit në masë.

Duke folur për BBC, Gottemoeller, tha se nuk ishte e shqetësuar për raketat balistike ndërkontinentale të Rusisë, të cilat mund të kalojnë oqeanet dhe të shkatërrojnë qytete, por nga të ashtuquajtura armë taktike bërthamore.

Cilat janë këto dhe a mund t’i përdorë Putin nëse po humbet luftën?

Advertisements

Armët taktike bërthamore janë ato me rendiment relativisht të vogël, të cilat mund të peshojnë disa kiloton, ose më pak. Rendimenti i një arme B61-12, një armë amerikane me rendiment të ndryshueshëm, mund të “zvogëlohet” deri në 0.3 kiloton nëse do të përdoret si një armë taktike – rreth një e pesëdhjetë e fuqisë së bombës që shkatërroi Hiroshima, raporton abcnews.al.

Shpërthimi i disa mijëra tonëve nitrat amoniumi në Bejrut në gusht 2020 tregoi se sa të tmerrshme mund të jenë shpërthime të tilla.

Por ato janë shumë më pak shkatërruese se ato të armëve të përdorura në një luftë bërthamore.

Amerika ka rreth 100 armë taktike bërthamore në bazat ajrore në Europë, kryesisht si një mënyrë për t’u dhënë aleatëve të saj të NATO-s një aksion në parandalimin bërthamor. Rusia mendohet se ka mijëra.

Ajo i cilëson ato si një mënyrë për të kompensuar fuqinë e NATO-s në armët e avancuara konvencionale. Përdorimi i tyre ushtarak është mjaft i kufizuar. Armët e sotme konvencionale (d.m.th., jo-bërthamore) janë shumë të sakta dhe mund të shkatërrojnë shumicën e objektivave, përveç posteve komanduese dhe bunkerëve.

Për të qenë të sigurt, municionet precize të Rusisë shpesh kanë humbur objektivin e tyre në këtë luftë dhe janë të shkurtra. Por armët taktike bërthamore nuk do të ishin një zëvendësim i mire pasi do të duhej të përdoreshin një nurmër i madh për të prodhuar një efekt të qëndrueshëm ushtarak, raporton abcnews.al.

Një studim rreth skenarëve Indi-Pakistan ka arritur në përfundimin se një bombë bërthamore prej pesë kilotonesh mund të shkatërrojë deri në 13 tanke.

Në çdo rast, Rusia ka treguar shumë pak aftësi për të lokalizuar dhe goditur objektivat në lëvizje. Shumë besojnë se Rusia do t’i përdorte ato për përfitime në fushën e betejës sesa si një mënyrë për të kërcënuar vendet.

Christopher Chivvis, i cili shërbeu si zyrtari më i lartë i inteligjencës amerikane për Europën midis viteve 2018 dhe 2021, tha se në luftime të ndryshme të zhvilluara pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014, ekspertët perëndimorë dhe oficerët ushtarakë ndonjëherë zgjodhën të kryenin teste bërthamore, shpërthim i të cilëve ka ndërprerë komunikimet në zona të mëdha.

“Mendoni për një shpërthim që bën që dritat të fiken mbi Oslo,” tha ajo. Gottemoeller tregon mundësinë e një sulmi të vetëm mbi Detin e Zi ose në një objekt ushtarak ukrainas.

“Qëllimi,” sugjeroi ajo, “do të ishte që ukrainasit, në tmerrin e tyre, të kapitullonin”.

Do të ishte e vështirë që kjo të përputhej me politikën e deklaruar të Rusisë. Vitet e fundit, Rusia ka rritur pragun e përdorimit të armëve bërthamore, nga “situata kritike për sigurinë kombëtare të Federatës Ruse” (në vitin 2000) në diçka më të rreptë: “agresion, që përfshin përdorimin e armëve konvencionale kur vetë ekzistenca e shtetit është nën kërcënim” (në vitin 2014).

Megjithatë, ekzsiton mundësia që Putin të identifikojë mbijetesën e regjimit të tij me atë të shtetit dhe ta cilësojë humbjen në Ukrainë si një çështje ekzistenciale. Nëse ushtria ruse do të shkatërrohej në Ukrainën jugore në një shkallë të tillë që forcat ukrainase të kërcënonin të rimarrën Krimenë, kjo gjithashtu mund ta detyrojë Putinin të ndërmarrë rreziqe më të mëdha.

Megjithatë, këto rreziqe do të ishin të mëdha. Një sulm taktik bërthamor në një bazë ukrainase ose mbi Detin e Zi do të ishte një moment themelor, përdorimi i parë i armëve bërthamore që nga viti 1945 por nuk do të ndalonte domosdoshmërisht ofensivën e Ukrainës.

“Është e vështirë të imagjinohet se edhe sulmet bërthamore do ta lejojnë Rusinë të thyejë vullnetin e Ukrainës për të rezistuar”, tha gjenerali Valery Zaluzhnyi, komandanti i lartë i Ukrainës.

Çdo vendim për të thyer tabunë e armëve bërthamore do të rrezikonte gjithashtu marrëdhëniet e Rusisë me vendet mike ose të paangazhuara, si Kina dhe India. Dhe një goditje ndaj Ukrainës mund të çojë pikërisht në rezultatin e kundërt me atë që kërkoi Putin që nga fillimi i luftës: dërgimin e forcave perëndimore, si ekipet e specializuara radiologjike në Ukrainë.

As Putin nuk është vendimmarrësi i vetëm i Rusisë në këtë aspekt, pavarësisht prirjes së tij drejt diktaturës.

Tre zyrtarë mbajnë Cheget, ose çantën bërthamore: Putin, Sergei Shoigu (ministri i tij i mbrojtjes) dhe gjenerali Valeriy Gerasimov (shef i shtabit të përgjithshëm).

Disa burime thonë se dy nga tre duhet të dërgojnë një kod që një porosi të jetë e vlefshme. Nëse një urdhër kaq i rëndësishëm do të shpërfillej ose do të kundërshtohej, ai mund të kishte një efekt fatal për autoritetin e Putinit. Pjesa më e madhe e kësaj është thjesht e panjohur.

Disa argumentojnë se rreziqet janë aq të mëdha sa që Perëndimi duhet të përpiqet të negociojë me qeverinë e Ukrainës përpara se situata të dalë jashtë kontrollit.

Një tjetër thotë se ekzagjerimi për rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore është në dobi të Putinit, duke penguar Perëndimin të dërgojë armët më të avancuara dhe duke kufizuar Ukrainën që të çlirojë të gjithë territorin e saj.

Në të vërtetë, i vetmi person që mund të dijë çdo gjë në lidhje me situatën është Putin.