I carabinieri sul luogo della sparatoria mortale in una azienda di Casale Cremasco, 14 settembre 2022. ANSA/ZANINELLI JACOPO

ITALI- Shokë gjithë jetën, por ai e pret në besë dhe i vjedh lekët.

“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë euro cash. Hoqa një barrë,”-kështu tha i moshuari për vrasjen e shokut të tij. Domenico Gottardelli, 78-vjeçari nga Bergamo nga Covo i akuzuar se kishte vrarë të mërkurën e kaluar me një plumb në gjoks Fausto Gozzinin, ka treguar gjithçka gjatë marrjes në pyetje në hetuesi.

Advertisements

“Klienti im është plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka bërë por ai është i qetë sepse më shpjegoi se është sikur më në fund të kishte hequr qafe një gur,”-tha për mediat italiane avokati i tij, Santo Maugeri.

Mesa duket të dy kanë qenë konfliktuar për para, derisa një prej tyre ka vendosur që t’i marrë jetën tjetrit.