Të bësh emisione “trash” për klikime është një trend (aspak i mirë) që nisi në Shqipëri para ca kohësh, por kur duket se këtu gjëndja është “qetësuar” disi dhe televizioni po përpiqet të fitojë atë lavdinë e dikurshme, në Kosovë programet e këtij lloji kanë kaluar në nivel tjetër.

Bëhet fjalë kryesisht për emisione që imitojnë në një farë mënyre formatet e suksesshme “reality” duke nisur nga Për’puthen, Big Brother apo talent show të ndryshëm, ndërsa pjesëmarrësit në to, ngjarjet dhe mënyra si organizohen lënë shumë për të dëshiruar.

Advertisements

Një program i tillë ka nisur në një televizion të vogël në Kosovë së fundmi, quhet “It’s my home” dhe është një rikrijim në tentantivë i “Kafazit të Artë” të dikurshëm.

Personazhet e famshëm (të pafamshëm) që bëjnë pjesë aty, janë vënë në qendër të vëmendjes sot në rrjetet sociale, jo se kanë bërë ndonjë gjë interesante, por po qarkullon një video ku gjatë një debati tepër konstruktiv (aspak) një djalë gj uan me shapkë një vajzë në fytyrë.

Pas kësaj shihet që vajza qan, djali shkon thjesht të marrë shapkën, ndërkohë një tjetër video tregon se pas këtij episodi ka pasur edhe një tjetër moment konfrontimi, akoma më i turpshe

Advertisements