Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Topana” në Vlorë, një automjet është djegur.

Makina tip “Fiat Croma” është në pronësi të shtetasit Pëllumb Matja, ndërsa ngjarja ka ndodhur në orën 03:30.

Advertisements

Automjeti ka qenë i parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Ende nuk dihet nëse ka qenë i qëllimshëm apo ka ardhur si pasojë e një defekti teknik të mjetit.