Moti i keq me shira të dendur ka përfshirë vendin që prej mesnate, duke shkaktuar edhe probleme në vend.

Situata emergjente paraqitet në Tropojë, aty ku reshjet e shiut kanë krijuar kaos, ndërsa njësia administrative Bytyç është më e rrezikuara.

Advertisements

Situata e paqëndrueshme meteorologjike ka shkaktuar dëme në rrugë, bujqësi dhe blegtori, ndërsa përmbytjet rrezikojnë banesat dhe banorët.

Gjendja me alarmante paraqitet në fshatin Vlad, teksa territori i Tropojës rrezikon nga një katastrofë natyrore.

Rrugët janë përmbytur si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
Shkruan. JOQ

Advertisements