Moti në fundjavë do të bëjë një kthesë të fortë.

Bazuar te raportimet e meteorologëve, bashkia e Lezhës ka ngritur alarmin e kuq duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal.

Advertisements

Bashkia ka vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni nëse keni nevojë.

“Njoftim i rëndësishëm. Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.

Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit: 0683312049” njofton bashkia.

Advertisements