Familjarët kanë vendosur që të dhurojnë organet e polices 46-vjeçare në Verona e cila u vetëvra me pistoletën e shërbimit në komisariat.

Ngjarja ndodhi në komisariatin e Lungadige Galtarossa, ndërsa oficerja e policisë la pas një fëmijë vetëm 5 vjeç.

Advertisements

Ditën e sotme, siç raportojnë mediat në vend, komisarja e policisë së Veronës, Ivana Petricca, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 46-vjeçares.

Një kolegu i saj tentoi që ta shpëtonte dhe e transportoi në spitalin Borgo Trento, ku mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar. Megjithatë ajo nuk ia doli.

Advertisements

Mediat në vend raportojnë se një episod i ngjashëm ndodhi muajin e kaluar në selinë e policisë së Veronës ku një 37-vjeçar vrau veten me një pistoletë shërbimi më 18 gusht.