Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë të fortë popullore.

Sipas Berishës, po punohet për zgjerimin e frontit opozitar kundër qeverisë.

Advertisements

Ndërsa i pyetur për vonesën e një date të caktuar për protestat që u paralajmeruan se do mbaheshin në shtator, Berisha tha se “nëse ritmi nuk është në nivelin e duhur, objektivi është i pandryshëm”.

“Po punohet të garantoj unë për legjislacionin partiak të primareve dhe është, mund të punohej më shpejt, por mundësitë këto kanë qenë, është një grup pune që po punon. Sikundër protesta do të vijë dhe më e fuqishme që ka njohur Shqipëria.

Të harrojë kush se unë shkelmoj mbi fjalët e mia dhe vullnetin e shqiptarëve. Po punohet për zgjerimin e frontit opozitar por ndonjëherë gjithcka merr kohë më shumë se sa e ke parashikuar. Rama do përballet me revoltë të fuqishme popullore, Rama është rrezik i madh kombëtar, rreziku më i madh i Shqipërisë është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Advertisements