Zelimkhan Abakarov shkon në finale të Kupës së botës në mundje, pasi mposhti në gjysmëfinale serbin Stevan Micic.

“Zelimkhan Abakarov shkruan historinë në mes të Beogradit. Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet teksa në gjysmëfinale mundi serbin Stevan Miçiç (medalist Olimpik.)

Advertisements

Abakarov arriti finalen dhe e dominoi ndeshjen, duke garantuar medaljen e argjendtë dhe të shtunën do të luftojë për t’u shpallur kampion bote në mes të Serbisë.

Arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen që zhvillohet në orën 18:00 do të përballet me amerikanin Thomas Gilman”, shkruan KOKSH në njoftimin e bërë. / abcnews.al