Mijëra britanikë prej katër ditësh po qëndrojë për orë të stërgjatura në radhë për t’i bër homazhet e fundit Mbretëreshës së trupi i pajetë i së cilës do të vijojë të qëndrojë në “Ëestminster hall” deri në mëngjesin e së hënës.

Ndërkohë, shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se ka trajtuar më shumë se 1,000 njerëz që kanë qenë në radhë për t’i bërë homazhe Mbretëreshës së tyre.

Advertisements

Sipas Shërbimi të Ambulancës, mjekët ofruan kujdes për 368 persona vetëm dje, nga të cilët 55 pacientë u dërguan në spital. Numri i përgjithshëm i njerëzve të vizituar nga LAS dhe Ambulanca e St Johns ka qenë 1,078 me 136 që përfunduan në spital.