Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia e ndodhur mesditën e sotme ku një person në Sarandë u mbyt pasi kishte hyrë në det për t’u larë. 59 vjeçari që humbi jetën sot në det në Sarandë është identifikuar Xhevat Lleshi nga Librazhdi.

Sipas rojes detare, Sokol Alushaj i cili ndodhej tek kulla e vrojtimit e plazhit “Krahu i Shqiponjës”, viktima kishte shumë pak që kishte shkuar në plazh.

Advertisements

“U ul fillimisht në breg dhe pastaj u fut në ujë. Nuk shkoi as 10 min në ujë kur persona që e panë që u zhyt dhe nuk doli folën me zë të lartë.

Shkova e nxorra në breg, i bëra frymëmarrje, e ktheva nëse kishte marrë ujë po nuk nxorri gjë, veçse në fytyrë dhe trup kishte marrë ngjyrë të errët. Erdhi edhe një mjek që ndodhej në plazh. Dha edhe ai ndihmë po u pa se ishte i pajetë”– u shpreh roja bregdetare.

Menjëherë shkoi në plazh edhe policia ndërkohë që shkoi edhe ambulanca.

Advertisements