Levandosvski është kthyer shpejt në “Allianz Stadium”, por këtë zbret në fushë si kundërshtar.

Në stadiumin ku i ka bërë gjithmonë tifozët të festojnë, sot do të përpiqet t’i bëjë të heshtin. Përpara fillimit të sfidës, polaku ka shkuar të takojë ata që para pak muajve ndante dhomën e zhveshjes.

Advertisements

Por një detaj është vënë re dhe ka ngritur pikëpyetje. Levandovski u jep dorën të gjithë ish-shokëve të ekipit, me përjashtim të Tomas Mylerit.

Një veprim i çuditshëm, duke marrë në konsideratë faktin se dy lojtarët në fjalë kishin një raport mjaft të fortë me njëri-tjetrin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Advertisements