Dita e sotme pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të vendit.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim të vendit, të cilat në këtë zonë do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në mesditë reshjet e shiut të karakterit lokal do të prekin edhe zonën qendrore.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jugilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila hera – herës përgjatë vijes bregdetare dhe në zonat luginore fiton shpejtesi deri ne 12-15m/sek. Valezimi ne dete i forces 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zona malore 15 deri 27°C, në zona e ulëta 15 deri 33°C,në zona bregdetare 20 deri 32°C

Advertisements