Është kthyer tashmë në trend apo procedurë që në momentin kur dikush godet pa dashje një makinë tjetër, nëse shoferi nuk është prezent, zakonisht lënë një letër me të dhënat e tyre.

Një rast i tillë është raportuar në Prishtinë në grupin “Merakli t’Kerreve” ku është publikuar një letër që ia ka lënë personi që i ka goditur veturën.

Advertisements

“Ta kom rrok pak kerrin. Jam ka bëj kishe po e shkruaj qet letër se njerëzit po kqyrin. Ishalla e nreq”, thuhet në letrën që ia ka lënë mbi veturë.

Mesa duket autori i letrës është vënë në sedër nga shikimet e kalimtarëve që kanv dëshmuar ngjarjen pasi nuk ka patur ndërmend që të informojë pronarin e makinës për dëmin e shkaktuar.