Iran- Televizioni shtetëror iranian e ka quajtur mbretëreshën Elizabeth “një nga kriminelet më të mëdha në historinë e njerëzimit” dhe e ka krahasuar atë me diktatorin nazist Adolf Hitler.

Drejtuesi i një emisioni në këtë televizion tha se vdekja e Mbretëreshës ishte ‘konsideruar një lajm i mirë për njerëzit e shtypur në botë’ në një edicion special për të shënuar vdekjen e saj.

Advertisements

“Ndoshta, ajo duhet të përfshihet në të njëjtën listë me Hitlerin,” tha Foad Izadi, në rrjetin Channel 1 të Iranit.

Irani është një nga vendet e pakta që nuk ka ofruar një mesazh zyrtar ngushëllimi për vdekjen e Mbretëreshës. Elisabet II vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator dhe që prej vdekjes së saj, homazhe dhe mesazhe kanë ardhur nga e gjithë bota, por jo nga Irani.

Presidenti rus Vladimir Putin mori kohë nga orari i tij dhe lufta në Ukrainë për t’i dërguar një mesazh Mbretit të ri, Charles III.

Advertisements

Funerali i Mbretëreshës është planifikuar për në 19 shtator dhe do të marrin pjesë udhëheqës dhe personalitete nga e gjithë bota.