Abc mëson se policia e Shkodrës, ka identifikuar autorin e dyshuar të ekzekutimit të 19-vjeçarit, Erjon Xhenje.

19-vjeçari mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës, 18 shtator 2022.

Advertisements

Emri i autorit nuk është bërë i ditur nga autoritetet policore.

Burimet bëjnë me dije se ai është një person me precedentë kriminale të mëparshëm dhe rezulton i shpallur në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në Shkodër.

Si ndodhi ngjarja?

Advertisements

Nga administrimi i provave materiale dhe kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës shihen dy persona në motoçikletë qe afrohen ndërsa njëri zbret nga motoçikleta dhe i afrohet viktimës në një distancë rreth 1 metër dhe e qëllon disa herë me pistoletë.

Në vendngjarje policia ka gjetur 7 gëzhoja pistolete ndërsa 5 prej plumbave kanë përshkuar trupin e 19-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend. Në momentin e atentatit viktima ishte i vetëm në tavolinë ku edhe po konsumonte një kafe.

Pistat e hetimit

Policia dhe grupi hetimor kanë ngritur disa pista hetimi ku ndër kryesoret janë konfliktet mes grupeve të ndryshme kriminale dhe dyshimet që 19-vjeçari ka bërë pjesë në njërin nga grupet e njohura si grupet e lagjes Kiras.

Nga sa mësohet 19-vjeçari ka qenë shok me Asmer Bilalin, ndërsa ne raste të ndryshme ka kryer edhe mirëmbajtjen e stallave dhe kuajve të këtij të fundit. Policia po heton edhe në lidhje me vrasjen e Ismet Çekores e ndodhur në lagjen Kiras dhe lidhjet që viktima mund të ketë pasur me vrasjen. Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kjo vrasje është në vazhdën e zinxhirit të vrasjeve mes grupeve kriminale në Shkodër.
/abcnews.al