Pas ndarjes nga Bruno Shemsho, ish-konkurrentja e ‘Për’puhen’, Ana Gjini duket se prej disa kohësh ka nisur një romancë të re.Disa ditë më parë ish-konkurrentja publikoi disa foto e veshur si nuse ku mori dhe komplimenta të shumta në sektorin e komenteve, madje u aludua se mund t’i kishte dhënë fund beqarisë.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Ana zbuloi se arsyeja përse u bë nuse ishte vjehrra e saj por nuk i hodhi poshtë faktin se shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë. Sipas saj ajo i plotësoi dëshirën vjehrrës për ta parë nuse.

Advertisements

“E bëra për qejfin e vjehrrës time sepse kishtë dëshirë të më shikonte nuse dhe unë ia plotësova këtë dëshirë dhe u bëra nuse, ia tregova sesi do të duket nusja e saj e ardhshme… Do të bëhem shumë shpejt por do tja lejmë kohës tani, nuk është aspak shaka e kam shumë seriozisht”– u shpreh Ana.

Rikujtojmë se ish-konkurrentja e ‘zbuloi’ partnerin e saj me anë të një postimi në InstaStory, ku zbuloi për ndjekësit se mashkulli misterioz i kishte bërë një gjest shumë të ëmbël duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre ku në mes të tyre mban inicialin ‘A’.

Advertisements

Por ajo ç’ka ra më shumë në sy ishte dedikimi i veçantë që ai i kishte bërë ish-konkurrentes. Krahë luleve, Gjini mban në dorë dhe pusullën që shkruan: “O rob je qetësia e shpirtit tim”.