“Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore në Ukrainë pas humbjeve shkatërruese të luftës”, ka paralajmëruar një ish-gjeneral amerikan.

Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane Kevin Ryan, i cili shërbeu në Rusi , tha se Putini mund të jetë duke menduar diçka dramatike përballë një kundërsulmi të shpejtë ukrainas që po vazhdon të fitojë terren.

Advertisements

Një numër i madh i trupave ruse janë dorëzuar në vend që të luftojnë trupat ukrainase që përparojnë në lindje nga Kharkiv , duke bërë që disa të shpresojnë se më në fund është arritur një pikë kthese në luftë.

Por suksesi i kundërsulmimit të Ukrainës mund të nënkuptojë se Putini do të nisë një sulm me armë bërthamore, paralajmëroi Ryan.

Paralajmërimi i ashpër i Ryan vjen pasi ish-udhëheqësja e NATO-s Rose Gottemoeller shprehu gjithashtu frikën se lideri rus është i përgatitur të përdorë armë bërthamore në Ukrainë për të tentuar të tmerrojë Kievin.

Advertisements