Policia e Shtetit ende nuk ka një përgjigje për fatin e Ervis Martinajt.

Gazetari Xhevahir Zhabina nuk ka besim se prokuroria e Kurbinit që ka të regjistruar zhdukjen si rrëmbim personi do të dalë me një përgjigje konkrete.

Advertisements

“Prokuroria e Kurbinit nuk besoj se do të na japë një përgjigje se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn, është vrarë apo zhdukur vetë, qoftë në Amerikë Latine apo Dubai, nuk e di” tha ai.

Për efektivin Jeton Lami që u arrestua për shpërdorim detyre, gazetari Zhabina thotë se nuk ka ndërmend që të flasë duke refuzuar që të “shesë” ish-shefin e tij, të krimit, jo policisë, që e shëtiste me makinë.

Advertisements

“Jeton Lami ka vendosur të heshtë. Ai nuk ka ndërmend që të flasë, e ka vendosur. Lami ka kërkuar edhe një masë më lehtë sigurisë.

Nuk mendoj që jeton Lami do të jetë një bashkëpunëtor i drejtësisë. Unë nuk mendoj se deri tani, Jeton Lami do të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Në korridoret e policisë së shtetit flitet se ka pasur një komunikim me Gledis Nanon, ish-drejtorin, ku ka treguar të gjithë marrëdhënien e tij me Ervis Martinajn, por dhe efektivë të tjerë të policisë me Ervis Martinajn” tha ai./5pyetjet.al