Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek dëshmitë e familjarëve të Ervis Martinaj dhe ka nën vëzhgim të afërmit dhe miqtë e të shumëkërkuarit.

Gazetari Xhevahir Zhabina tregoi detaje nga dosja hetimore për Ervis Martinajn.

Advertisements

“Nga verifikimet rezulton se Ervis Martinaj të ketë lëvizur drejt Kosovës, Spanjës, Austrisë dhe disa vendeve të tjera. Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek familjarët.

U është marrë një dëshmi por do u merren sërish. Ka edhe të afërm të Ervis Martinajt që po vëzhgohen dhe shoqëria e tij”, u shpreh gazetari.

Ai tha më tej se agjenti Jeton Lami, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Martinajt, ka vendosur të heshtë.

Advertisements

“Jeton Lami ka vendosur të heshtë. Ai nuk ka ndërmend që të flasë, e ka vendosur. Lami ka kërkuar edhe një masë më lehtë sigurisë.

Nuk mendoj që jeton Lami do të jetë një bashkëpunëtor i drejtësisë”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al