Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një infermiere ka ngatërruar familjen që do t’i jepte foshnjën.

Sipas mediave kosovare mësohet se infermierja në klinikën Gjinekologjike në Qendrën Universitare të Kosovës, ka ngatërruar familjen që do t’i jepte foshnjën. Por, ngjarja është akoma më e rëndë, pasi njëra nga foshnjet lindi e vdekur, ndërsa nënës së foshnjës së vdekur, infermierja i çoi foshnjën e nënës tjetër.

Advertisements

Njëra prej grave shtatzëna është paraqitur në spital me komplikacione, ku mjeku i rastit shpjegoi se evidentimi i vdekjes së foshnjës ishte i pamundur për t’u bërë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekësve, ata nuk kanë arritur ta shpëtojnë foshnjën, ndërkohë pacientja nuk ishte informuar se fosnja e saj kishte lindur pa shenja jete.

Infermierja ka dalë nga salla me foshnjën që gëzonte shëndet të plotë në duar, dhe ia ka prezantuar pacientes si fëmijën e saj.