Një ngjarje e trishtë ka ndodhur këtë mëngjes në Mat ku një i mitur ka humbur jetën. Ende nuk dihen si ka ndodhur ngjarja saktësisht, por janë mësuar vetëm disa detaje.Sipas informacionit të policisë, mësohet se në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është ka rënë aksidentalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në vendin e quajtur “Stallat e gjakrosës”, buzë lumit të fshatit Urakë, shtetasi G. K.,15 vjeç, dyshohet se është rrëzuar akside ntalisht nga një vend i thepisur dhe për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin paraprak të policisë.Nga momenti në moment pritet të mësohen detajet e tjera të ngjarjes. I riu dyshohet se ka qenë duke ruajtur lopët dhe ka rrëshkitur padashje, por pritet versioni zyrtar.