Artisti shqiptar Alkent Pozhegu ka mahnitur me mozaikun e tij kushtuar Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë rreth një javë më parë.Mozaiku është bërë me fasule, grurë, fara luledielli, oriz, misër e drithëra të tjera me ngjyra. Artisti shqiptar nga Kosova ka treguar se për veprën muzeale iu deshën 100-120 kilogramë drithë, ndërsa punoi për rreth 6 orë.“Kam përdorur fasule, grurë, fara luledielli, oriz e drithëra me ngjyra ndërsa mu deshën rreth 100-120 kg drithë”, tha ai.Ai u shpreh se vepra u bë në një ambient të hapur, pranë Gjakovës, në një vend që kishte dhe frekuentim të njerëzve për ta parë atë nga afër. Vepra e artistit shqiptar bëri jehonë në mediat ndërkombëtare.

Advertisements

Ky nuk është rasti i vetëmku një artist shqiptar merr vëmendjen e mediave botërore me artin e tij, duke bërë vepra mjaft të bukura.Një ndër këta artist është Saimir Strati që ka fituar shumë cmime dhe ka vendosur rekorde Guinness me veprat e tij të artit.