Makina e presidentit rus Vladimir Putin dyshohet se është sulmuar teksa ishte rrugës drejt rezidencës presidenciale.

Mediat e huaja po raportojnë gjërësisht se makinës së Putin i është vendosur lëndë plasëse në gomën e parë të makinës.

Advertisements

Duke iu referuar një llogarie në Telegram që thotë se ka burime nga Kremlini, Putin nuk është lënduar. Sipas të njëjtit burim shpërthimi ka shkaktuar një zhurmë të fortë, por që lideri rus nuk ka marrë asnjë dëmtim.

“Putin nuk është lënduar. Ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë, ndërsa disa truproja janë zhdukur mes pretendimeve se informacioni sekret për lëvizjet e sundimtarit 69-vjeçar ishte komprometuar” shkruan Dailymail.

Lajmi për sulmin ndaj presidentit rus e dha General SVR, një kanal rus Telegram që poston rregullisht informacione të supozuara të brendshme për Putinin dhe Kremlinin.

Advertisements