TIRANË- Reperi Stresi e ka dëshmuar hapur se ka simpati për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berishën.

Arkimed Lushaj ka zhvilluar një bisedë në Instagram me ndjekësit e tij, ku njëri e ka pyetur “cila është ëndrra jote e fëmijërisë”.

Advertisements

Por duket se nuk ka asnjë lidhje me muzikën dhe me karrierën që ai ka ndërtuar tashmë në vend, por ka dashur të jetë i përfshirë në politikë.

“Të isha njeriu më i afërt dhe më i besuari i Sali Berishës si baba im dhe kur isha fëmijë. Kështu, i thoja nënës time dua të bëhen si babai me ruajtur Berishën. Isha i vogël në klasë të parë,”- tha Stresi për kreun e PD, teksa ndau edhe një foto ku shihej afër Berishës kur ka qenë 7 vjeç.

I ati, Sali Lushaj, ka qenë për vite me radhë, truproja i kryedemokratit Sali Berisha.

Advertisements