Ministrja Delina Ibrahimaj ka bërë publike vendimet e marra pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ministrja pasi njoftoi vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve, u pyet nga gazetarët edhe për sa kohë do të funksionojnë këto dy borde në Shqipëri.

Advertisements

“Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve dhe Bordi për çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të funksionojnë në Shqipëri për sa kohë që ka rritje të çmimeve në bursa për karburantet dhe ushqimet në mbarë botën,” tha Ibrahimaj.