Presidenti rus Vladimir Putin pritet të mbajë një fjalim urgjent mbrëmjen e sotme, ku do t’i drejtohet popullit të tij për zhvillimet në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë jehonë lajmit, duke hamendësuar dhe një ndër pikat kryesore.

Putin mendohet të flasë për çështjen e referendumeve që autoritetet pro-ruse synojnë të mbajnë në rajonet e pushtuara Juglindore dhe jugore të Ukrainës në ditët në vijim, duke filluar nga 23 shtatori.

Advertisements

Thashethemet për një “thirrje urgjente” drejtuar kombit nga lideri i Kremlinit po përhapen në kanalet ruse Telegram, duke cituar burime anonime. Ministri i Mbrojtjes Sergej Shoigu gjithashtu mund të flasë sonte. Fjalimi është parashikuar të mbahet në orën 20:00 me orën e Moskës.

Zona e kontrolluar nga Rusia e provincës ukrainase të Zaporizhzhia mund të organizojë një referendum për aneksimin në Rusi në ditët në vijim, kanë njoftuar burime nga administrata lokale pro-ruse. Lajmi vjen pasi ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov përsëriti se u takon banorëve të zonave të pushtuara të vendosin se cili duhet të jetë statusi i tyre.

Sekretari i shtypit i Presidentit të Federatës Ruse Dmitry Peskov tha se Kremlini aktualisht nuk sheh mundësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë “me mjete politike dhe diplomatike”.

Advertisements

Ndërkohë, Administrata Biden po i shikon me frikë lëvizjet e Moskës: nëse territoret e Donbasit aneksoheshin, çdo sulm ukrainas mund të binte brenda “doktrinës mbrojtëse” të Rusisë, e cila përfshin gjithashtu përdorimin e armëve atomike. Dhe alarmi i Departamentit të Shtetit po rritet.