Flutura është në një konf likt të ashpër me bashkëshortin e saj Veladinin dhe nuk po gjen dot gjuhën e komunikimit me të.

Shkak është bërë një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra që ai i ka dhënë borxh prej shumë vitesh tek dy persona. Ata nuk po i’a kthejnë paratë dhe për këtë Flutura fajëson të shoqin i cili është treguar i pa kujdesshëm.

Advertisements

Një pjesë e mirë e atyre lëkëve, ajo thotë se janë nga puna e saj prej 15 vitesh në Greqi të cilat Veladini i’a ka marrë pa e pyetur fare. Si do të gjendet zgjidhja e këtij problemi i cili po rrez ikon marrëdhënien bashkëshortore pas 32 vitesh martesë?

Në fund të seancës së rubrikës “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan teksa të gjithë po mësonin vendimin e publikut zonja Flutura humbet ndj enjat. Sapo mësoi nga Ardit Gjebrea se publiku i kishte dhënë asaj të drejtë ajo u emocionua. Gjendja shëndetësore e Fluturës është e mirë.

Eni Çobani: Dy bashkëshortët Flutura dhe Veladin, vijnë nga Cërriku. Flutura në një martesë gati 30 vjeçare me Veladinin, me të cilin ka dhe 3 fëmijë, puna e saj në Greqi për vite me radhë nuk është respektuar dhe gjithë paraja është mbajtur nga kryefamiljari

Advertisements

dhe më pas është dhënë në mënyra joligjore personave të tretë. Mes tyre është edhe z.Tomor Luta, sipas dokumentit që kam në dorë dhe Agim Tomici, ata janë të ftuar kur dëshirojnë për t’i dalë përballë zotërinjëve nëse gjërat nuk janë të vërteta apo i janë cë nuar, por besoj se janë të vërteta.

Flasim për 20 milionë lekë që për familjen është një shumë e konsiderueshme dhe keni vite që ju e vu ani këtë problematikë. Ju i pari, z.Veladin duhet të merrnit përgjegjësinë, por shoh që edhe sot në këto momente që Flutura është shumë e acaruar përpos edhe fjalorit të përdorur jo shumë normal në një media.

Unë i kërkoj ndjesë gjithë publikut edhe për fjalët e përdorura, por sigurisht që problemi është shumë i rën dë. Dua të kuptoj pak konceptin tuaj si një burrë shqiptar faktin që ju i drejtoheni gruas me fjalë aspak normale,

ju bëra një pyetje e doni Fluturën? Keni bërë 3 fëmijë me të. E ak uzuat që ti nga Gramshi nuk ke prurë gjë, një qytet i nderuar që ka vajza e burra shumë të mirë. Çfarë pretendonit të sillte nga Gramshi zonja përveç vetes? Toka, shtëpi? Në vitin 89-të jeni martuar, jemi në vitin 2022 dhe ju i drejtoheni sikur nuk e njihni fare..

Flutura: Si sk llave…