Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë shprehur “shqetësimin e tyre të madh” në lidhje me kërcënimet që vijnë ndaj sigurisë së objekteve bërthamore në Ukrainë, shkruan CNN.

Pas thirrjes urgjente të Putinit, e frikshme shifra e vullnetarëve të paraqitur vetëm brenda një dite
La burrin dhe vendin e saj për Shqipërinë, vajza polake thirrje të rinjëve: Mos ikni, ky vend ka potencial shumë të madh
Gjigandi automobilistik tërheq 1 milionë makina nga tregu, zbulohen shkaqet e forta
E tmerrshme në Greqi! Ish-bashkëshorti tenton ta mbysë shqiptaren teksa ishte në gjumë
Zyrtarët e lartë të botës lëshuan një deklaratë të përbashkët pas një takimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara menjëherë pasi presidenti rus, Putin, urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve në mënyrë që të forconte përpjekjet në pakësim të ushtrisë së tij në Ukrainë.

Advertisements

“Ne kemi vendosur të marrim masa të mëtejshme kufizuese kundër Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur në koordinim me partnerët”, theksoi Jozef Borrell,

“Më 21 shtator, Rusia zgjodhi një rrugë konfrontimi duke shpallur një mobilizim të pjesshëm në Rusi, duke mbështetur organizimin e referendumeve të paligjshme në territoret ukrainase të pushtuara aktualisht nga Rusia dhe duke kërcënuar sërish me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë”, tha Borrell.

“Referencat për armët bërthamore nuk e tronditin vendosmërinë, dhe unitetin tonë për të mbështetur Ukrainën dhe mbështetjen tonë globale për aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e saj territorial për aq kohë sa është e nevojshme”, shtoi ai.

Advertisements

Ndërsa Putin kërkon mënyra për të ndarë më shumë burime për pushtimin e tij të trazuar të Ukrainës, ai paralajmëroi shtetet e tjera që të mos sulmojnë territorin rus dhe aludoi për ndëshkim bërthamor nëse dikush vendos ta bëjë këtë.