Lushnje- Shembet një pjesë e tavanit në një shkollë në Lushnje.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka postuar disa foto në rrjetin social Facebook, ku siç shihet në një prej shkollave të Lushnjës, është shembur tavani, duke rrezikuar që të shkaktonte dëme më të rënda nëse fëmijët do kishin qenë të pranishëm. Në postimin e tij, Saimir Korreshi shkruan se në shkollë, nuk investohej prej viteve ’70, e për shkak të neglizhencës, sot një i mitur mund të ishte dëmtuar. Po ashtu, akuzoi ministrinë për gjendjen e shkollës.

Advertisements