Një aksident i rëndë është shënuar pak momente më parë në fshatin Nartë të Vlorës. Një mjet tip “Benz” është përplasur me shtyllën.
Mësohet se në brendësi të tij kanë qenë 5 veta së bashku me shoferin, mes tyre dy fëmijë 13 vjeç.
Advertisements
Nga aksidenti kanë mbetur 6 persona të lënduar, mes tyre 4 ne gjendje te rëndë.
Të lënduarit janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit të aksidentuar ishte në gjendje të dehur.