Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e djeshme në Francë ku kanë humbur jetën dy shqiptarë.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në Evires, në zonën e njohur si Filliere, rreth orës 11:30.
Advertisements
Mjeti ku po udhëtonin dy shqiptarët u fut në korsinë e kundërt dhe u përplas me një makinë që po vinte me shpejtësi.
Dy shqiptarët të moshave 33 dhe 43 vjeç humbën jetën në vend.
Advertisements
Ndërkohë si pasojë e përplasjes mbeti e plagosur edhe një nënë 33-vjeçare me dy fëmijët e saj.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie.