Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Voskopojë.

Bëhet me dije se një makinë është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kalë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagsour shtetasi L. Z., që përdorte karrocën dhe shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë.

Advertisements

Dy të lënduarit janë dërguar me urgjëncë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.