Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit. Një automjet tip ‘Benz’ me targa angleze ka qënë duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën e Kombinatit dhe në një moment drejtuesi ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka përplasur automjetin tip “Fiat Punto” ku udhëtonin tre shtetas.

Të plagosurit janë: Blerina Nerjaku, 45-vjeçe, banuese në Shijak, Mersine Nerjaku, 37-vjeçe, banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç, banues në fshatin Velabisht në Berat.

Advertisements

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku ndodhen nëm kujdesin e mjekëve dhe dy prej tyre po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Burimet spitalore bëjnë me dije se, tre të plagosurit kanë pësuar dëmtime të shumta por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie si dhe drejtues të DVP Berat,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasi L.S, banues në Shkodër, është shoqëruar në polici, ndërkohë që nuk bēhet i ditur emri i tij dhe nëse ishte i dehur në timon apo jo.

Advertisements