Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Bicaj-Kukës pranë mbikalimit të Gostilit.

Një makinë me drejtues shtetasin L.D. ka përplasur motorin me drejtues 18-vjeçarin B.P.

Advertisements

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.09.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Gostilit”, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin L. D., me motomjetin me drejtues shtetasin B. P., 18 vjeç.

Advertisements

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.