Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kundërsulmi i Ukrainës kundër trupave ruse ka qenë shumë efektiv, por paralajmëroi se vendet duhet të përgatiten për një kohë të gjatë, pasi kjo nuk sinjalizon fillimin e fundit të luftës.

“Është sigurisht jashtëzakonisht inkurajuese të shohësh se forcat e armatosura ukrainase kanë qenë në gjendje të rimarrin territorin dhe gjithashtu të godasin prapa linjave ruse”, tha Stoltenberg për radion BBC.

Advertisements

“Në të njëjtën kohë, ne duhet të kuptojmë se ky nuk është fillimi i fundit të luftës, ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë”, shtoi ai.